Tre tërmete të fuqishme godasin Greqinë

586
Sigal

 

Tre tërmet janë ndjerë gjatë orëve të
para të mëngjesit në Greqi.

I pari që
rezulton edhe më i forti prej tyre ka qenë me magnitudë 4.7 ballë, pranë
qytetit Kilkiz, 41 km në veriperëndim te Selanikut.

Sipas Qendrës
Sizmologjike të Universitetit “Aristoteli” të Selanikut, epiqendra e tij ka
qenë në një thellësi prej 10 km ndaj është ndjerë shumë në të dy qytetet, në të
gjithë zonën e Pellës, por edhe në një rreze mjaft të gjerë.

Pas tij janë
ndjerë edhe dy tërmet më të lehtë, sipas specialistëve bëhet fjalë për
vazhdimin e fenomenit, pasi edhe disa ditë më parë në të njëjtën zonë ka pasur
lëkundje të fuqishme tërmeti,  më e madhja me magnitudë 4.4 ballë të
shkalles Rihter. Deri tani nuk ka të dhëna për dëme materiale apo të
lënduar nga tërmeti.