Tre të rinj nga Malta kontrollojnë me “Çip” mjekët e QSUT, për të verifikuar larjen e… duarve!

498
Episodi skandaloz që ka ndodhur dje në “Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza” në Tiranë, ka shkaktuar habi dhe reagime të drejta e të ashpra të mjekëve, një prej të cilëve po e bëjmë publik, si një reagim qytetar të bërë publikisht prej mjekut Petrit Vargu, jo thjeshtë ndaj episodit që ndodhi, por ndaj fenomenit që duhet mbajtur qëndrim duke marrë shkas prej këtij episodi… Ja fakti skandaloz dhe reagimi i drejtë qytetar, që mjeku i njohur Petrit Vargu e dërgoi për publikim në gazetën “Telegraf”…. 
Ja reagimi i mjekut Petrit Vargu
Dje, “Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza” në Tiranë, u prekën nivelet më të ulëta që nga koha kur unë punoj mjek. Tre të rinj nga Malta, të moshës 20-25 vjeç u futën në “Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza” në Tiranë dhe… rreshtuan mjekët e infermierët. Të gjithë qëndronin gjithë kureshtje dhe çudi, se përse po bëhej ky rreshtim tip “shikim rreshtor toge ushtrie”, me kërkesën e bërë prej të rinjve maltezë, që mjekët e infermierët e rreshtuar, të nxirrnin duart përpara, si dikur nxënësit në shkolla që u kontrollohej shamia, prerja e thonjve dhe larja e duarve. Por… Ky ishte dhe motivi i vërtetë ri rreshtimit që iu bë mjekëve dhe i urdhrit të të rinjve maltezë, për nxjerrjen e duarve përpara! Pas rreshtimit të mjekëve e infermierëve të “Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza” në Tiranë, tre të rinjtë nga Malta nxorën një aparat elektronik dhe nisën t’i kontrollonin mjekët e infermierët shqiptarë, nëse i kishin duart të… lara, apo jo! Pas reagimit të disa mjekëve për “denigrim e cënim personaliteti”, u tha se “Ku kontroll bëhet me urdhër nga lart”. Sa për kujtesë, ky verifikim i duarve të mjekëve nëse ishin të lara, apo jo, bëhej nëpërmjet një aparati me rreze “UV”, nga ato që përdoren për të kontrolluar kartëmonedhat nëse janë fallco, ose jo. I gjendur përballë këtij episodi të turpshëm, u dhashë këtë këshillë vajzave nga Birkirkara e Maltës, që “atë aparat ta dërgonin prapë në Maltë dhe të kontrollonin politikanët shqiptarë, se mos futnin kartëmonedha fallco në bankat atje, meqenëse Malta është shtet që e ruan sekretin bankar”.m Është më se i qartë, i saktë dhe në kohën e duhur reagimi i mjekut Petrit Vargu, i cili u dha të rinjve nga Malta, këshillën e drejtë, që të mos kontrollojnë higjienën e duarve të mjekëve shqiptarë nëse i kanë ose jo të lara, por ato aparate t’i çonin në Maltë dhe t’i përdornin për të verifikuar “plikot” e miliardave që kanë vjedhur e kanë depozituar shtetarët shqiptarë edhe në bankat e Maltës, si shteti që nuk tregon as emrat, as sasitë e llogarive bankare. Është reagim dhe këshillë në kohën e duhur, që duhet kthyer në veprim urgjent, për të zbardhur llogaritë e zeza bankare miliardëshe që kanë krijuar, që kanë “eksportuar” dhe kanë fshehur shtetarët e politikanët shqiptarë të këtyre 25 viteve, duke shitur pasuritë kombëtare, duke vjedhur fondet publike, buxhetin, donacionet deri edhe taksat e shqiptarëve, të lënë në mjerim tipik mesjetar e skllavërimi prej babëzisë së tyre të shfrenuar! Nëse ka “duar” që duhen verifikuar nëse janë ose jo ta pastra, këto ajnë “duart” e shtetarëve që kanë plaçkitur e vjedhur pasuritë dhe financat e Shqipërisë e të shqiptarëve, duke i kthyer në llogari bankare private edhe në bankat hermetike të Maltës, të cilat duhet ta dijnë, se depozitat e shtetarëve shqiptarë që janë fshehur në ato banka, janë miliardat që e kanë burimin tek krimi e korrupsioni me tenderët e rrugëve, me tregun mafioz të ilaçeve, me koncesionet e prodhimit të pasaportave e kartave të identitetit, të kolaudimit të automjeteve, të shërbimeve të shëndetësisë, të shërbimit të doganave e tatimeve, të trafikut të drogës, ët femrave e armëve, me tenderët e policisë, të ushtrisë, të arsimit, të prodhimit, importit, eksportit e shitjes së energjisë, me tregjet e produkteve ushqimorë etj. Llogaritë bankare të miliardave që gjenden në bankat e Maltës, Zvicrës, Qipros, Greqisë, Francës, Austrisë, Kanadasë, Australisë e deri në Serbi, janë krimi ekonomik financiar gjigant që kanë bërë shtetarët shqiptarë, llogari të cilat duhen kontrolluar me këto “çimka” që Malta kontrolloi larjen ose jo të duarve të mjekëve të “Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza” në Tiranë, mbasi ndoshta… prej volumit të madh që kanë depozituar mund të jenë futur edhe “pliko” me kartëmonedha fallto! 
Petrit Vargu
Sigal