Tre shtete plan kundër derdhjes së mbetjeve në det. Shqipëria mbetet jashtë

548
Greqia, Qiproja dhe Izraeli kanë vendosur që të nënshkruajnë një plan të përbashkët veprimi për të adresuar ndotjen e detit nga mbetje të naftës dhe të tjera. Këtë projekt e ka deklaruar për mediat vendase ministri i Qipros greke, për Bujqësinë dhe Mjedisin Nikos Kouialis.
Ky plan veprimit do të nënshkruhet nga ministrat e mjedisit të tre vendeve, të cilët pritet të mbajnë një takim trepalësh në Nikosia në fund të tetorit, tha Kouialisi, i cili shtoi se të tre vendet janë të vendosur që në tryezën që do të zhvillohet në 24 Tetorit, do të vendosin për masat e duhura në kuadër të zbatimit të këtij plani.
Të tre ministrat do të shqyrtojnë gjithashtu edhe çështje të tjera të bashkëpunimit, siç është përpunimi dhe asgjësimi i ujërave të ndotura të trajtuara dhe bashkëpunimi në masat për të adresuar ndryshimet klimatike.
Është “e çuditshme” se përse Shqipëria që ndërlidhet nëpërmjet detit Mesdhe, posaçërisht atij Jon më ujërat e këtyre vendeve është përjashtuar nga kjo marrëveshje. Dihet se kanë qenë të shpeshta raportimet që anije dhe kroçera të shumta nga vende fqinje, derdhin mbetje të lëngshme në ujërat tona territoriale.
Sigal