Tre shtetas të Shqipërisë kapen me 11 kilogramë marijuanë në kufirin Serbi-Hungari

642
Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Doganës, në vendkalimin Horgosh në kufirin Serbi-Hungari, kanë konfiskuar 11 kilogramë drogë marihuanë dhe kanë arrestuar tre persona, të gjithë shtetas të Shqipërisë.
Të arrestuarit, të identifikuar me inicialet V.T. (28), E.T. (30) dhe I.D. (20-vjeçar), sipas komunikatës së policisë serbe, janë privuar nga liria për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “prodhim dhe vënie në qarkullim të drogave psikotropike”.
Sigal