Sigal

Katër shtetas të huaj janë kapur nga Policia në Qafë Thanë, pasi gjatë kontrollit, në dalje të Shqipërisë, janë gjetur me doza kanabisi me vete.

Sipas Policisë Vendore të Korçës, mësohet se kanë qenë tre shtetas bullgarë që janë kapur me 8 doza kanabisi dhe një shtetas australian i kapur me 2 doza kanabisi.

Për të katër shtetasit filloi procedimi në gjendje të lirë ndaj tyre, ndërsa Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë – Seksioni për narkotikët

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë Thanë, në vijim të punës për të parandaluar, evidentuar dhe goditur rastet e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” në doza të vogla, kanë konstatuar dy raste si rezultat i të cilave, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i tre shtetasve belg dhe procedimi penal në gjendje të lirë i një shtetasi australian konkretisht:

H. Gh., 22 vjeç, Q. R., 20 vjeç dhe R. K, 22 vjeç, të tre banues në Belgjikë.

Pasi në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Citroen” me të cilin këta shtetas udhëtonin, u gjetën e sekuestruan 8 (tetë) doza me lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit F. P., 23 vjeç, banues në Australi, i cili udhëtonte me një autobus të linjës Tiranë – Gostivar pasi nga kontrolli trupor iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 doza me lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec bazuar në nenin 283 të Kodit Penal.