Tre muaj në protestë, banorët e Astirit thirrje për rrëzimin e Ramës më 16 shkurt

491
Sigal

Banorët e “Astirit” vijojnë protestat e tyre kundër shembjes së banesave dhe bizneseve të cilat preken nga projekti i “Unazës së Madhe”, ndërsa tashmë kanë kaluar më shumë se tre muaj në rrugë.

Banorët kërkojnë jo vetëm dëmshpërblim në vlerë 100%, por anullim të plotë të projektit, pasi sipas tyre është korruptiv dhe paratë e vjedhura shkojnë në xhepat e qeveritarëve dhe oligarkëve të lidhur me ta.

Ata paralajmëruan Kryeministrin Edi Rama se nëse ai dhe autoritetet do të tentojnë të prekin pronën e tyre do të përballen me rezistencë të fortë.

Gjithashtu banorët e Astirit janë shprehur në mbështetje të protestës së opozitës që është paralajmëruar që do të zhvillohet me 16 shkurt duke thënë ajo protestë duhet ta rrëzojë njëherë e mirë Edi Ramën.

Edhe gjatë protestës së sotme të pranishëm janë edhe deputetët e opozitës, të cilët bënë thirrje që të gjithë shqiptarët të bashkohen me 16 shkurt për të rrëzuar Edi Ramën, pasi sipas tyre për aq kohë që ai vijon të jetë në pushtet nuk do të ketë drejtësi.