Tre fshatra të Fierit ngrihen në protestë: Nga hambar i bujqësisë na kthyet në hambar të plehrave!

553
Ndërtimi i impiantit të plehrave në zonën e tyre ka zemëruar banorët e fshatrave Verri, Kallm i Madh dhe Kallm i Vogël, të cilët paraditen e së martës dhe sot sërish kanë protestuar duke shkuar tek vendi ku firma ka nis punimet.

Banorët pohojnë se nuk janë dakort me ndërtimin e këtij impianti në zonën e tyre pasi ata janë zemra e Myzeqesë, janë kryesorët e prodhimit të zarzavateve e perimeve si dhe të qumështit. Ata pohojnë se prodhohen 20 mijë litra qumësht që merren nga dy firma të mëdha e shiten në të gjithë Shqipërinë, janë mijra kuintal prodhime zarzavate e perime që shiten në cdo cep të Shqipërisë , atëherë me ndërtimin e impiantit të plehrave jo vetëm ne si banorë jemi të rezikuar por gjithë shqiptarët

Nga ana tjetër përfaqësues të firmës që po kryenin punimet kan pasur debat me disa persona që ishin edhe pronarë toke pasi sipas pronarëve të tokës ata nuk e kan shitur tokën dhe punimet kan filluar në tokën e tyre pa marrë OK-in e pronarëve kur pronarët u kanë thënë që në tokë të mbjell nuk do hyn makineri.

Banorët pohojnë se protestat do të vazhdojnë derisa të mos ndërtohet impianti I përpunimit të plehrave jo në Verri por as në Myzeqe, thane ata.
Sigal