Tre emigrantë shqiptarë të fshehur në bagazhet e autobusit drejt Greqisë

444
Sigal

Tre emigrantë shqiptarë janë kapur nga autoritetet greke të
fshehur në bagazhet e një autobusi të nisur nga Shqipëria drejt Greqisë.

Emigrantët
e parregullt u kapën gjatë një kontrolli në Larisa. Ata janë të moshës 32, 42
dhe 52 vjeç.

Shqiptarët
kishin paguar 200 Euro për t’u fshehur në bagazhet e autobusit në mënyrë që të
hynin në Greqi në mënyrë të parregullt.

Hetimet
do të kryhen nga Prokuroria e Larisas për veprën penale të migrimit ilegal.