Trashëgimia kulturore, Arvizu: Vlerë nga e cila mësojnë te gjithë

516
Sigal

“Ruajtja e trashegimisë kulturore është një pikë e fortë për të gjithë brezat, pasi ajo është vlerë nga e cila mund të mësojnë të gjithë”. Kjo ishte deklarata e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, Aleksandër Arvizu, i cili mori pjesë në inagurimin e Qëndrës së studimeve Albanologjike , restauruar së fundi, me mbështetjen e një grandi të akorduar nga Fondi i Ambasadorit për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore. “Projekti që inagurojmë sot do të mbrohet dhe ruhet nga brezat si një investim jetik me fragmente të historisë së Shqipërisë që bart vlera të mëdha për të gjithë popullin”, deklaroi ambasadori Arvizu. Fondi i Ambasadorit për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore mbështet mbrojtjen e qendrave kulturore, objekteve kulturore dhe formave të shprehjes së kulturës tradicionale në më shumë se 100 vende në zhvillim në të gjithë botën. Me mbeshtetjen e ketij Fondi u akordua një grant me vlerë 103,000 dollarë për Qendrën e Studimeve Albanologjike Shqiptare , për të rehabilituar dhe modernizuar ambjentet e ruajtjes së objekteve të kësaj Qendre.