Transportonin klandestinë në Itali, 11 të arrestuar, mes tyre 2 kushërinj shqiptarë

550
Të paktën 11 persona kanë përfunduar në pranga nga policia Kufitare e Ventimiglia-s, pasi akuzohen për favorizim të emigracionit të paligjshëm.
Mediat italiane raportojnë se personat e arrestuar në Imperia janë; shqiptarë, afganë dhe egjiptianë. Mësohet se personat e fundit të prangosur janë 2 kushërinjtë shqiptarë, Neri e Redon Shametaj, 21 dhe 22 vjeç, të cilët pak ditë më parë tentuan që me një furgon të transportonin 41 emigrantë afrikan nga 20-30 vjeç në kushte të jashtëligjshme, në pjesën e pasme të mjetit, të mbyllur me kyç.
Ata janë akuzuar ndër të tjera, për favorizim dhe keqtrajtim njerëzor, ndërsa rrezikojnë nga 5 deri në 15 vjet burg.
Sigal