Transportonin armë dhe municione, dalin detaje të reja për grupin kriminal

523
Nga Shpëtim Zinxhiria/Athinë
Hetimi policor tregoi se nga nëntori i vitit 2018 e deri më sot, ky grup kriminal, me të njëjtën rrjedhë veprimi, kishte kryer katër importe të një numri municionesh të paspecifikuar nga Shqipëria. Operacioni policor u organizua nga Departamenti i Hetimit Penal i Drejtorisë së Përgjithshme Rajonale të Policisë Kretë, në bashkëpunim me oficerët e policisë nga Rethmnos, Hanias, Igoumenicës, Drejtoria e Forcave të Sigurisë së Eordias se Kozanis dhe Forcave te rojave bregdetare dhe kundër drogës. Policia greke ka bërë të mundur dje (14.09.2019) në Hania të Kretës një kontroll në në një automjet, që drejtohej nga një 54-vjeçar, ku u gjetën dhe sekuestruan: 4 armë lufte tip kallashnikov, 6 karikatër kallashnikov si dhe 122.566 fishekë pushkësh kallashnikov, Sipas autoriteteve greke është konstatuar se autorët e lartpërmendur kishin importuar nga Shqipëria armët dhe municionet nga Shqipëria, të përbërë në dy grupe ne ate te porositësit pra te grupit te interesuar dhe te transportuesit, si dhe grupi tjetër si blerës i municioneve. Në fillim u kerkuan munixionet dhe me pas u be transportit i tyre nga Shqiperia dhe dorëzimi i tyre ne grupin e bleresve që kishin bërë dhe porosinë. Transporti i municioneve bëhej me makinë. drejtuar nga dy persona 54dhe 59 – vjeçar që merrni furnizimet nga Shqiperia, duke përdorur vendet e kullotave në Epir dhe strehimin e tyre ne Maqedonine e Jugit, Greqi. Si pjesë e operacionit të gjerë, është ngritur dosja e çështjes penale kundër njëmbëdhjetë shtetasve grekë të moshave ku gjashte prej tyre jane te moshave 31 42,54,55,59.64 dhe pesë të huaj, të cilët u arrestuan për kryerjen e veprave penale. dhe përfshirja në një grup kriminal të angazhuar në trafikim të paligjshëm të armëve dhe municioneve. Hetimet janë kryer edhe në shtëpitë e 55-vjeçarit në Thesprotia, të 64-vjeçarit në Kozani dhe në shtëpinë 31-vjeçari dhe 42-vjeçari në Rethymnon, ku u gjetën dhe konfiskuan armë luftarake, telefona celularë, karrta telefoni, dhe armë gjahu si dhe karikatorë kallashnikov., si dhe u sekuestruan dhe dy mjete qe ishin perdorur ne transportimin e municioneve. Në përfundim hetimi policor tregoi se përfitimi i paligjshëm financiar që anëtarët e grupit kriminal do të rridhnin nga trafikimi i paligjshëm i municioneve në atë ngarkesë ishte vlerësuar në 232,000 €. Hetimi paraprak po kryhet nga Departamenti i Krimit të Organizuar i Drejtorisë Rajonale të Policisë Kretë.
Sigal