Transportoi 230 kg marijuanë nga Shqipëria në Gjermani, dënohet me 5 vjet burg shoferi shqiptar

511
Gjykata e Qarkut në Passua, Gjermani ka dënuar një shtetas shqiptar me pesë vjet e gjashtë muaj burg, për trafik droge, shkruan ‘br.de’.
58-vjeçari shqiptar në tetor e vitit të kaluar kishte transportuar 230 kilogramë marijuanë nga Shqipëria për në Gjermani, kur droga ishte fshehur në arka plastike që ishin boshe dhe me destinacion Holandën. Ai ishte zbulimi më i madh i drogës në Bavari në vitet e fundit, përcjell albinfo.ch.
Shoferi 58-vjeçar është betuar se është i pafajshëm në procesin dyditor, duke ngatërruar shpesh deklaratat e tij, që ishin kontradiktore. Gjithashtu edhe dokumentet e transportit ishin të falsifikuara. Arsyeja mund të ketë qenë për të mbuluar diçka. Gjykata gjithashtu pretendon se i akuzuari kishte bërë edhe më parë katër dërgesa të ngjashme të drogës.
Sigal