Transporti urban në Tiranë me autobusë të tejmbushur dhe pa asnjë komoditet

542
Sigal

 Edhe pse bileta
e urbanit është rritur, shërbimi në autobusët urbanë është në gjendje të
mjeruar. Qytetarët e Tiranës duket se do të udhëtojnë në të njëjtët urbanë, do
të presin po njësoj për minuta me radhë nëpër stacione dhe do të duhet të ngjishen
pas njëri–tjetrit nëpër autobusët e tejmbushur. Edhe gjatë udhëtimit, qytetarët
duhet të bëjnë durim. Urbanët duket sikur ecin me
marsh funebër. Jo pak herë kjo ndodh edhe për shkak të qarkullimit
kaotik e rrugëve të prishura. Disa prej mjeteve të transportit urban në Tiranë
kanë ajër të kondicionuar dhe shumë të tjerë jo. Qytetarët e Tiranës do të
udhëtojnë me të njëjtat standarde të viteve të fundit. Urbanët që tejmbushen me
njerëz, që nuk ndalojnë në stacione, por ku të duan, nuk ndezin kondicionerin
ose e ndezin dhe e fikin kur duan dhe nuk hapin të gjithë dyert e autobusit për
të hipur njerëzit. Ndërkohë edhe fatorinot flasin me një gjuhë të pakulturuar,
nuk kanë respekt as për më të mëdhenjtë në moshë. Këto raste përsëriten në të
njëjtat linja, por më e theksuar, është në linjën e Saukut dhe në linjën e
Tiranës së Re.