Transporti publik, 14 autobusë të rinj për linjën e Unazës

659
Për ti garantuar qytetarëve transport publik nga qëndra në periferi, Bashkia e Tiranës do të zgjerojë linjat dhe do të shtojë numrin e mjeteve. Për Linjën e Unazës që ka edhe më tepër fluks, janë shtuar 14 mjete të reja, ndërsa ky shërbim do të pajiset me GPS për të kontrolluar oraret. Kryebashkiaku Veliaj tha se për transportit publik nis sistemi i pikëzimit.
Tirana e madhe do të mbulohet me transport publik. Bashkia e Tiranës parashikon shtim të flotave të autobusëve urban, korsi të dedikuara si dhe teknelogjinë që pritet të sjell një mënyrë krejtësisht të re për funksionimin e tyre siç është bileta elekronike.
Por, pavarësisht këtyre përpjekjeve dhe objekteve, Veliaj është i vetëdijshëm se ka ende shumë punë për tu bërë për të pasur një transport publik me standarde.
Flota është shtuar për linjat që kanë më tepër fluks, siç është ajo e unëzës, bashkia bën me dije që për këtë linjë ka 14 mjetë të reja. Për të shmangur abuzimet me oraret, Veliaj garantoi se do të futen edhe sistemet e monitorimit online të lëvizshmërisë GPS për të shmangur vonesat e pajustifikuara të mbërritjes në stacion.
Sigal