Transgjinorja shqiptare i shpëtoi sëmundjes, flet troç: ’’Po të isha në Kosovë do të kisha vdekur!’’

125
Para disa muajsh në media u bë ‘nami’, pasi transgjinorja e famshme Edona James, i rrezikohej jeta sepse ishte prekur nga kanceri.  Transgjinorja e famshme ka folur për herë të parë rreth sëmundjes. Ajo tregoi se ka qëndruar plot 3 muaj e shtruar në spital, ku i është nënshtruar operacioneve të shumta dhe tashmë është kuruar.
“Kam qëndruar tre muaj në spital, pas operacionit ndihem më mirë, pasi më kanë hequr kancerin. Jam bërë operacion por falë doktorëve të mirë në Gjermani nuk kam asnjë shenjë, jam me fat që isha tek doktorët gjerman, pasi po të isha në Kosovë do të kisha vdekur”, – ka treguar Edona.
Edhe pse tashmë është shëruar, sëmundja mund t’i rikthehet nese ajo nuk u nënshtrohet kontrolleve.