Transferohet nga Britania e Madhe 32-vjeçari i dënuar me 15 vjet burg për vrasje

575
Interpol Tirana ka trasferuar nga Mbretëria e Bashkuar drejt vendit tonë shtetasin shqiptar, Robert Linardi, 32 vjeç. 
Ky shtetas është dënuar me 15 vjet burgim për veprën penale “vrasje” që ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar, dhe në zbatim të Marrëveshjes midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Shqipërisë për transferimin e personave të dënuar, ky shtetas është transferuar me qëllim vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit në vendin tonë.
Transferimi i tij nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri u bë i mundur si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Manchester, Ministrinë e Drejtësisë dhe Ambasadën e Angleze në Tiranë.
Sigal