Transferim i njohurive Itali-Shqipëri Gaiani: Më shumë bashkëpunim

62
U zhvillua ditën e sotme në Tiranë konferenca e zgjeruar me temë, “Inovacioni dhe Transferimi i Njohurive, Mundësitë e Bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë”.
Zv/ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Brunilda Paskali, tha se inovaciuoni është shumë i rëndësishëm në konkurueshmërinë në biznesin e vogël dhe të mesëm. Duhet të zhvillohet një infrastrukturë e bisnesit, por edhe shërbimeve ndaj biznesit. Si inkubatorët ose klasterat, për të mbështetur idetë inovatorë. 
Ndërsa, Amabsadori Italian, Masimo Gaiani, tha se ky është një projekt i rëndësishëm ndërkombëtar, që synon evidentimin dhe fokusimin në ata sektorë që mund të ketë edhe më shumë zhvillim mes 2 vendeve. 
“Dua te shpreh kenaqësinë time për fillimin e kësaj nisme ndërkombëtare, objekivi është shumë i dukshëm dhe i rëndësishëm. Inovacioni dhe teknologjia janë shumë të rëndësishme në botën e sipërmarrjes. Bësoj se është një përgjegjës e madhe në fushën e industrisë së vogël së Shqipërisë dhe Italisë. Besoj se është oportune të evidentojmë sektorët të rëndësishëm që kanë potencial të konsiderueshëm zhvillimi në shqipëri por që lidhen dhe janë më evidente me Italinë. Aspekti i dytë është që të punojmë pak më shumë në aspektin teknik, dhe për të bërë më shumë në zhvillimin e vendeve”, – tha Gaiani.