“Transballkanikja”, IKMT përfundon aksionin në lagjen Kushtrimi në Vlorë

467
Sigal

Operacioni për prishjen e ndërtimeve në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës ka përfunduar. IKMT bën të ditur se gjatë operacionit në mbështetje të projektit “Transballkanik” janë shembur 97 objekte.

Banesat të cilat ishin në listë për t’u prishur janë zbrazur nga vetë pronarët dhe mjetet e INUK-ut kanë punuar pa ndonjë kundërshtim nga banorët.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të vazhdojë operacionet në qytetin e Vlorës duke u përqendruar edhe në zona të tjera, si dhe në lagjen 24 Maji, apo në “Çole”.