Transavia nis linjën e re nga Tirana në Paris, tarifat duke filluar nga 52 €

541
TIRANË – Transavia Airlines (kompania ajrore low-cost e AIR FRANCE KLM Group) tashmë ofron fluturime direkte nga Tirana në Paris, 3 herë në javë. Me kërkesë të madhe nga industria e udhëtimeve, Transavia vendosi të shtojë Tiranën në rrjetin e saj të fluturimeve të rregullta. Fluturimi i parë (TO3790) ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës mëngjesin e sotëm, në orën 09:30.
Hervé Kozar, Drejtori Komercial i Transavia deklaroi: “Jemi shumë të lumtur që do të ofrojmë fluturime të rregullta, 3 ditë në javë midis Tiranës dhe Parisit (aeroporti Orly). Është një kënaqësi t’i urosh mirëseardhjen në bord popullit shqiptar dhe t’i ofrosh pasagjerëve çmime të kënaqshme. Ne kemi shumë besim te kjo linjë të cilën duam ta ruajmë dhe ta zhvillojmë më tej në të ardhmen.”
Biletat nga Tirana në Paris (Orly) ofrohen me çmimin 52 € (në varësi të disponueshmërisë, vetëm vajtje, përfshin tarifat e prenotimit dhe pagesës) dhe mund të rezervohen në adresën e internetit www.transavia.com, në Call Center (+352 27002728) ose përmes agjentëve të udhëtimeve (fluturimet janë të disponueshme në Amadeus, Galileo dhe Sabre). Linja do të jetë në gjendje operative nga 2 korriku deri në 1 nëntor 2015 me një kapacitet total prej 20,034 vendesh.
Rreth Transavia:
Transavia, anëtare e AIR FRANCE KLM Group, ndërmerr fluturimet e planifikuara dhe çarter në më shumë se 110 destinacione, kryesisht në Europë dhe Afrikën e Veriut.
Transavia ka pothuajse 50 vjet eksperiencë dhe është linja ajrore më e leverdisshme low cost (me kosto të ulët) në Europë, e cila i jep rëndësitë veçantë mikpritjes, shërbimit dhe shërbimeve dixhitale. Transavia ofron çmime bazë të kënaqshme si për turistët ashtu dhe për ata që udhëtojnë për biznes me produkte dhe shërbime shtesë (me pagesë). Transavia transporton 10 milionë pasagjerë në vit dhe operon me një flotë avionësh të rinj që respktojne mjedisin. Në Hollandë, kompania operon në Amsterdam, Roterdam/Hagë, Einthoven dhe Groningen, ndërsa në Francë operon në Paris, Nantë, Lion dhe Strasburg.
Sigal