Trajleri përplas autobuzin, një i vdekur dhe dy të plagosur

150

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Librazhd-Qafë Thanë, në vendin e quejtur “Kthesa e gomave”, ku një mjet tip trajler me drejtues shtetasin A.H., si pasojë e lagështirës ka goditur autobusin me drejtues shtetasin Th.K.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja R.H 82 vjeçe, si dhe janë lënduar lehtë shtetaset D.M., 63 vjeçe dhe A.G., 44 vjeçe jashtë rrezikut për jetën, të cilët ishin pasagjerët në autobus.

Njoftimi i policisë

Në aksin rrugor Librazhd – Qafë Thanë, në vendin e quajtur “kthesa e gomave”, një mjet trajler me drejtues shtetasin A.H., banues në Durrës, si pasojë e lagështirës ka goditur autobusin me drejtues shtetasin Th.K., banues në Elbasan, si pasojë e aksidentit shtetasja R.H. 82 vjeçe ka ndërruar jetë, si dhe janë lënduar lehtë shtetaset D.M., 63 vjeçe dhe A.G., 44 vjeçe jashtë rrezikut për jetën, të cilët ishin pasagjerët në autobus.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit