Tragjike/ Shkoi për të peshkuar në lumin Vjosë, mbytet 26 vjeçari

496
Tragjik ka rezultuar fati i një 26-vjeçari në Mallakastër, i cili është mbytur në ujërat e lumit Vjosë. Ngjarja ndodhi në fshatin Kutë. Burime zyrtare bënë me dije se viktima është identifikuar si Lorenc Filaj.
Të njëjtat burime pohojnë se i riu kishte shkuar për të gjuajtur peshk, ndërsa në rrethana ende të paqarta ai është mbytur.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa policia vijon hetimet.
Sigal