Tragjedia në Librazhd: ‘Nuk iu përgjigj Policisë, hapi derën e ballkonit dhe u hodh’

921
Sigal

Të reja të tjera janë mësuar lidhur me tragjedinë që gditi familjen Gjokola në Librazhd mbrëmjën e kaluar, teksa grupi i hetimit ëhstë duke punuar për të mësuar se cili qe shkaku që Daut Gjokola goditi me thikë gruan e tij Lule dhe pastaj vrau edhe veten.

Mësohet se çifti Daut dhe Luljeta Gjokola janë parë nga fqinjët të ngjiten të qetë në ashensorin e pallatit ku kishin apartamentin, ndërkohë që djali i tyre, Eduard Gjokola, 26 vjeç ka shkuar në banesë pak pas orës 22:00.

Burime nga grupi hetimor thanë për “BË” se djali rezulton të ketë mbërritur në banesë si zakonisht dhe nuk ka kuptuar se me prindërve kishte ndonjë tension. Ata kanë qenë në dhomën e tyre të gjumit kur ai nga kuzhina ku ndodhej duke parë televizor ka dëgjuar ulërimat e nënës së tij.

I alarmuar ka hyrë në dhomën e prindërve dhe aty ka gjetur nënën e mbuluar me gjak dhe që të dy ulërinin për ndihmë. Zhurmat e mëdha kanë alarmuar fqinjët, të cilët kanë ndërhyrë për ndihmë dhe kanë njoftuar policinë.