Tragjedia në Lezhë, ekspertët japin alarmin: Duhen ndërhyrje urgjente, gurë të tjerë janë rrezik

576
Ngjarja e rëndë në Torovicë të Lezhës ku humbën jetën dy vëllezër dhe bashkëshortja e njërit prej tyre ka qenë një tragjedi e paralajmëruar pasi prej kohësh rruga që të çon në këtë fshat është e degraduar dhe as pushteti qendror dhe as ai vendor nuk i kanë kthyer sytë.
Me gjithë premtimet në kohë fushate, banorët nuk kanë parë asnjë ndryshim në rrugën që përshkojnë çdo ditë, dikur rruga e vjetër që të çonte në Shkodër. 
Ndoshta rikonstruktimi i saj dhe një studim i tokës përbri mund të kishte shmangur këtë ngjarje të rëndë që i mbylli derën një familje.
E sot, një ditë pas aksidentit specialistë të gjeologjisë vënë alarmin, pasi sipas tyre mund të shemben gurë të tjerë.
“Gurë të tjerë rrezikojnë të shemben sërish. Një banesë është totalisht e rrezikuar. Po bëhet krehja e zonës për të parë situatën dhe mundësinë për të ndërhyrë për shkëputjen e tyre të kontrolluar me qëllim shmangien e tragjedive si ajo e një ditë më parë”, janë shprehur ata për “B.w”.
Banorët e zonës shprehen se rënia e gurëve është diçka që ndodh shpesh në zonë.
Sigal