Tragjedia në Kanionin e Holtës/ Mësohet emri i 24-vjeçares

207

Vëllai i turistes Tila Sallaku, që u gjet e mbytur në Kanionet e Holtës në Gramsh, është gjetur shëndoshë e mirë nga forcat policore.

I riu rezultonte i zhdukur së bashku me mikun e familjes së tyre, një burrë rreth moshës 50-vjeç.

Ndërkohë 24-vjeçarja Sallaku u gjet e mbytur në daljen e grykëderdhjes në Kanionet e Holtës.

Një grup turistësh prej 33 personash kanë mbetur të bllokuar në Kanionet e Holtës në Gramsh. 6 turistë janë shpëtuar, mes tyre 4 fëmijë.

Forcat RENEA, zjarrëfikësja dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.

Ndërkohë vijon krehja e zonës së kanioneve për tu siguruar që nuk ka persona të tjerë që mund të kenë nevojë për ndihmë.