Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir meta, i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut të tij italian, Sergio Mattarella, pas tragjedisë së sotme në Genoa, ku deri tani kanë humbur jetën 35 persona pas shembjes së urës.
Në mesazhin e tij Meta, shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave dhe ju uron shërim sa më të shpejt të plagosurve në këtë tragjedi.
Ja mesazhi i Metës:
I dashur President Mattarella,
Jam shume i trishtuar nga humbja e jeteve si pasoje e ngjarjes tragjike ne qytetin e Genovas.
Ne keto momente te veshtira jam prane jush, prane popullit mik italian, qytetareve te Genovas dhe te gjitha familjeve te lenduara nga kjo fatkeqesi.
Ngushellimet e sinqerta dhe solidariteti im e i popullit shqiptar per familjet e viktimave dhe urimi i sinqerte per nje sherim te shpejte per te lenduarit e kesaj katastrofe.