Tragjedi në det, përplasen 2 anije

541
32 persona, pjesë e ekuipazhit të një naftëmbajtëse iraniane, kanë humbur pasi anija e tyre është përplasur me një anije mallrash në brigjet lindore të Kinës. Për pasojë mjeti lundrues ka marrë flakë. Mësohet se nga të zhdukurit, 30 janë iranianë dhe 2 shtetas të Bangladeshit. Anija mbante 136 mijë tonë naftë të kondensuar. Mjeti tjetër lundrues është dëmtuar, por nuk ka vendosur në rrezik sigurinë e saj apo të 21 personave që ishin pjesë e ekuipazhit. Të gjithë ishin shtetas kinezë të cilët janë shpëtuar.
Zjarri në naftëmbajtësen iraniane vazhdoi për disa orë, ndërsa kanali televiziv shtetëror “CCTV” ka publikuar pamjet e anijes në zjarr, e cila është e mbuluar me tym të zi. Anija çisternë “Sanchi”, e gjatë 274 metra dhe me flamurë të Panamasë është menaxhuar nga “Iran Glory Shipping” dhe po drejtohej për në Korenë e Jugut bashkë me ngarkesën e saj. Incidenti ka ndodhur rreth 160 milje nautike nga lindja e Shangai.
Anija tjetër e përfshirë në incident është një mjet lundrues me flamurin e Hong Kongut që transportonte 64 mijë tonë grurë. Tashmë kanë filluar kërkimet për ekuipazhin Iranian. Agjencia zyrtare e lajmeve “Xinhua” shkruan se autoritetet detare kineze dërguan në zonën e përplasjes tetë anije kërkimi dhe shpëtimi dhe Koreja e Jugut dërgoi një aeroplan dhe një anije të rojeve bregdetare.
Sigal