Trageti Pogradec-Ohër, nis operimin në fundjavë për turistët

577
Linja liqenore për pasagjerë Pogradec-Ohër dhe anasjelltas duke i ofruar mundësinë turistëve të dy vendeve të lundrojnë në brigjet e liqenit, do të vijojë operimin përgjatë gjithë sezonit veror, kryesisht fundjavave.
Përgjatë muajit gusht, pritet që kjo linjë të fillojë operimin edhe ditëve të mërkura. Sipas të dhënave nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës në qershorin e vitit të kaluar, u inagurua në Pogradec linja liqenore për pasagjerë Pogradec-Ohër dhe anasjelltas.
Për këtë vit, linja vijon operimin, ku me date 28 qershor ishte udhëtimi i parë, ku në molin e Pogradecit, rreth orës 11.40, mbërritën 47 turistë me anijen “GALEB”. Turistët, kryesisht suedez, gjerman, francez, kroat dhe maqedonas, pasi kaluan disa ore në qytet u larguan në drejtim te portit të Ohrit rreth orës 16.15. 
Sigal