Trageti Durrës-Trieste pëson defekt në det, shqetësohen pasagjerët

431

Një traget me pasagjerë i nisur nga Durrësi me destinacion Triesten ka pësuar defekt në det, duke shkaktuar shqetësim tek pasagjerët. Trageti ‘Bridge’ i ‘Adrias’ ka pësuar defekt gjatë udhëtimit dhe për këtë arsye është vendosur që të ankorohet në Ankona. Kjo situatë ka sjellë shqetësimin e pasagjerëve të cilët ankohet se kanë prerë biletat për në Trieste dhe janë nisur që ditën e hënë nga Durrësi. Sipas pasagjerëve, ata kanë pritur me orë të tëra në radë dhe trageti nuk është ankoruar në Trieste.