Trafikuan 4 mln sterlina kokainë, 25 vite burg 4 shqiptarëve

606
Katër shqiptarë janë dënuar me 25 vite burg në Angli pasi u kapën si pjesë e një bande droge e cila, deri në momentin arrestimit, kishte trafikuar kokainë me vlerë 4 milion sterlina në Southampton
Mediat britanike raportojnë se shqiptarët e dënuar janë: Nuri Mucmataj, Bekim Halilaj, Fitim Halilaj dhe Tomas Hela, dhe të katërt jetonin ilegalisht në Angli. Kokaina që shiste ky grup kriminal 91% e pastër, ndërsa gjatë arrestimit të tyre policia i gjeti edhe 180.000 stërlica cash. Arrestimi i tyre erdhi pas një hetimi për nëntë muaj. Grupi u kap më në fund kur oficerët bastisën një furgon Astra në Southampton i cili përmbante kokainë me një vlerë rrugësh prej 140,000 stërlina.
Në furgon, i cili ishte përshtatur për të pasur një seri vendesh të fshehura për të fshehur drogën dhe paratë, ishin Hela dhe Fitim Halilaj.
Policia pastaj kreu bastisje të mëtejshme në Carrington House, në Westwood Road, Portswood, ku gjetën Bekim Halilajn dhe 10,000 paund kokainë, ndërsa një kërkim i fundit në rrugën Ted Bates, Bargate gjeti Mucmataj.Sipas medieve të huaja ata shpesh përdornin edhe emra të rremë në mënyrë që të qëndronin në Angli. 
Sigal

Fitim Halilaj