Sigal

Pasditen e sotme është krijuar një situatë kaotike në rrugët e qytetit të Vlorës për shkak të trafikut tepër të rënduar. Raportohet se është krijuar një radhë kilometrike makinash në segmentin Orikum-Uji i Ftohtë.

Mjetet ndodhen të bllokuar në trafik prej një ore, ndërsa radhë kilometrike janë regjistruar në disa prej akseve të qytetit bregdetar, për shkak të numrit të lartë të pushuesve në këto ditë të nxehta gushti.