Trafiku i refugjatëve, anija shqiptare bllokon gomonen me 60 klandestinë në Egje

585
Anija e Forcave Detare shqiptare “Oriku” ka mundur të bllokojë një gomone me rreth 50-60 emigrantë ditën e sotme në detin Egje. Sipas raportimeve, emigrantët ishin nisur drejt brigjeve greke nga ato turke kur u shpëtuan rreth orës 16:50 nga anija shqiptare.
“Mësohet se pas diktimit të gomones me kladenstinë, stafi i anijes “Oriku” njoftoi anijen komandë “Braderburg” si dhe anijet e RB turke, greke dhe Frontex,” shkruhet në njoftim.
Gomonia është shoqëruar në brigjet e greke ku u njoftuan autoritetet e portit të Kiosit sepse në rajon nuk ka pasur asnjë mjet tjetër pjesë e misionit.
Operacioni përfundoi në 17:30. Ky nuk është rasti i parë, vetëm pak ditë më parë anija “Oriku” ndihmoi në shpëtimin e disa klandestinëve të tjerë në brigjet e detit Egje.
Sigal