Trafiku i marijuanës në brigjet e Vlorës

453
Policia shqiptare tha se në bashkëpunim me policinë italiane kanë goditur së fundi dy raste të trafikut të marijuanës në hapësirën detare mes të dy vendeve.
Sipas burimeve zyrtare shqiptare, një gomone rreth 8 metra e gjatë që drejtohej nga dy skafistë shqiptarë u bllokua nga roja bregdetare italiane dhe rreth 1 tonë marijuanë është sekuestruar.
Policia tha se po vijon veprimtaria hetimore në dy vendet nga ana e forcave policore per kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
Në një tjetër operacion në Gadishullin e Karaburunit, policia shqiptare blloki rreth 200 kilogramë marijuanë dhe një sasi karburanti që dyshohet se përdorej për të furnizuar skafet e trafikut të lëndëve narkotike.
Sasitë e mëdha të marijuanës së bllokuar flasin për përmasat që kultivimi njohu vitin e shkuar në shumë zona në Shqipëri. Vetëm nga policitë greke dhe italiane, në muajt e parë të këtij viti, vlerësohet se është zbuluar mbi 12 tonë marijuanë.
Sigal