Trafiku i emigrantëve: 3 mijë të arrestuar në Gjermani e Francë

475
Fluksi i emigrantëve që vijnë nga vendet në konflikt të Lindjes së Mesme është shoqëruar edhe me fenomenin e organizimit të emigracionit të jashtëligjshëm nga grupe të strukturuara kriminale, ku një pjesë të rëndësishme zënë edhe trafikantët shqiptarë.

Gjatë një aksioni masiv të autoriteteve gjermane dhe atyre franceze janë goditur të paktën 200 grupe trafikantësh, dhe janë vënë në pranga rreth 3 mijë persona. Sipas të dhënave paraprake konfirmohet prangosja e 5 shtetasve shqiptarë që ishin pjesë e drejtimit të disa linjave të trafikut. Hetimet kanë nisur prej muajsh ndërkohë operacioni vijon për kapjen e të tjerë personave të përfshirë.
Sigal