Trafiku i 11 kg heroinë nga porti i Durrësit, shoferi i kamionit mohon akuzat

7
Bujar Shazivari, personi i arrestuar për trafikun e afro 11 kilogramëve heroinë nga porti i Durrësit mbrëmjen e së dielës, ka mohuar lidhjen e tij me këtë histori. 63-vjeçari është marrë në pyetje nga oficerët e policisë duke sqaruar se ai e ka marrë mjetin të ngarkuar dhe vulosur.
Por kjo dëshmi nuk ka bindur shumë grupin hetimor pasi lënda narkotike është gjetur në kabinën e shoferit. Gjetja e sasisë së madhe të droges ka qenë rastësi nga policia, pasi nuk ka patur informacione paraprake apo që i arrestuari të ketë qenë i skeduar si person me të kaluar kriminale.
Ndihmën më të madhe në zbulimin e heroinës e ka dhënë qeni antidrogë. Vetëm pas nuhatjes së tij, blutë arritën të gjejnë lëndën narkotike në një vend të modifikuar poshtë sendiles së shoferit. Hetimi për këtë rast do kryhet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë. Deri tani nuk janë identifikuar të tjerë persona si të implikuar në këtë çështje dhe i vetmi i dyshuar është Bujar Shazivari.