Trafikonin shqiptarë nga Spanja në Britani, dënohen dy motrat angleze

682
BRITANI- Një gjykatë në Portsmouth të Britanisë së Madhe ka dënuar me 11 vite burg në total dy motra angleze, pasi akuzohen për trafikimin e disa shqiptarëve nga Porti i Bilbao në Spanjë drejt Britanisë.
Motrat Alison dhe Fabiola Alman u ndaluan në 4 tetor të vitit të kaluar, pasi në automjetin e tyre u zbuluan 7 shqiptarë të fshehur, njofton dailymail.
47E33C8B00000578-5246253-image-a-30_1515412183104
Autoritetet zbuluan shqiptarët, pas erës së rëndë që vinte brenda në mjetin e drejtuar nga dy motrat e akuzuara. Shuma që u kërkohej shqiptarëve për të mundësuar kalimin e tyre nga Bilbao drejt tokës angleze ishte 12 mijë paund.
Gjykata ka vendosur të dënojë me 6 vite burg Alison dhe me 5 vite burg motrën tjetër Fabiola Alman për trafik klandestinesh. Shqiptarët e trafikuar pritet të riatdhesohen në atdhe.

47E44FCA00000578-5246253-image-m-2_1515414429229
Sigal