Trafikonin persona drejt Anglisë dhe SHBA, jepet masa e sigurisë për 9 të arrestuarit

547
Sigal

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë për 9 të arrestuarit e operacionit “Garantuesi”, të cilët trafikonin persona drejt Anglisë dhe SHBA kundrejt shumave që shkonin deri në 12 mijë euro.

Për 6 prej të arrestuarve gjykata ka dhënë masën arrest me burg, 2 arrest shtëpie dhe një tjetër detyrim paraqitje.

1- Bledjan Ramadani, 29 vjeç në rolin e ndihmësit lihet në arrest shtëpie
2- Eduart Shima, 37 vjeç në rolin e rekrutuesit lihet në arrest shtëpie
3-Tonin Shtjefni me detyrim paraqitje

Arrest me burg 

1-Gazmend Garupi, 44 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Shkodër,. Ky shtetas ishte në rolin kryesor, atë të organizatorit.

2-Sotiraq Antoni, 52 vjeç, banues në Korçë, ne rolin e bashkëpunëtorit kryesor, pasi siguronte gjithë dokumentet e falsifikuar në vendet e BE-së dhe në Shqipëri.

3- Haxhi Ramadani, 54 vjeç, banues në Kosmaç, Shkodër, në rolin e bashkëpunëtorit.

4-Pllumb Pali, 47 vjeç, banues në Gruemirë, Malësi e Madhe. Siguronte dokumente të falsifikuar (falsifikator).

5-Shpëtim Kiri, 59 vjeç, banues në Shkodër dhe Korçë, në rolin e transportuesit dhe ndihmësit.

6- Nikolla Mano, 59 vjeç, banues në Korçë, banesa e tij përdorej si bazë dhe kishte një laborator për falsifikimin e dokumenteve.