Trafikimi i 2365 kg kanabis, dërgon në gjyq 4 persona

610
Pokuroria e Krimeve të Rënda dërgon për gjykim 4 persona, të akuzuar për trafikimin 2365 kg lëndë narkotike kanabis sativa. 
Burim Gjunkshi, administrator i shoqërisë së transportit “Donjeta”, lindur dhe banues në Maqedoni; Aco Nikolovksi me shtetësi maqedonase, shofer kamioni, si edhe Julian Byzyka dhe Armand Kuçi akuzohet se janë përgjegjës për trafikun e mbetur në tentativë. 
Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda, nisur në bazë të materialit të referuar nga Policia e Shtetit rezulton se:
Në datë 07.04.2014, në Portin e Durrësit, nga kontrolli i policisë në kamionin e ngarkuar me mobilje, drejtuar nga shtetasi Nikolovski, u gjetën pako me lëndë narkotike kanabis, e cila pas peshimit, rezultoi 2356 kg. Policia kreu arrestimin e tij në flagrancë. Nga pyetja e tij, shoferi dha disa shpjegime të pabesueshme. Sipas tij, gjatë rrugës para se të mbërrinte në portin e Durrësit, ai ishte ndaluar nga tre persona të armatosur, të cilët kishin dijeni se ai ishte rrugës drejt Italisë dhe, duke e kërcënuar me armë, kanë vendosur disa çanta në pjesën e pasme të kamionit dhe i kanë kërkuar që të mos i ngacmojë deri sa të mbërrijë në Itali. Pas arrestimit të shoferit, u kontaktua shtetasi Burim Gjunkshi, administrator i kompanisë “Donjeta”, e cila kishte në pronësi kamionin. Ky shtetas gjendej në Shqipëri ditën pas arrestimit të shoferit dhe u shoqëruar për verifikim në komisariatin e Policisë Durrës. Gjatë bisedës që ky shtetas zhvilloi me shoferin e kamionit, rezultoi se ata të dy ishin në dijeni të lëndës narkotike në kamion dhe diskutuan për mënyrën e paraqitjes së alibive të ndryshme. Në këto kushte, u bë arrestimi edhe i shtetasit Gjunkshi.
Në vijim të hetimit, rezultoi se në çantat me canabbis të gjetura në kamion, u gjet gjurma e dorës së shtetasit Julian Byzyka. Ky i fundit rezultoi se ishte arrestuar pak ditë para se të ndalohej kamioni në Durrës, pasi, në bashkëpunim me shtetasin Armand Kuçi po transportonin nga Fieri në drejtim të Vlorës sasinë prej 1545 kg lëndë narkotike canabbis sattiva, në bordin e një furgoni.
Sigal