Trafikim breshkash/ Kapet italiani me 63 breshka, i bleu në Shqipëri 15 euro, do fitonte 6500

465
Sigal


shpeshta janë lajmet që qarkullojnë në media për trafikun e kanabisit nga
Shqipëria në Itali, por duket se bima narkotike nuk është i vetmi ‘mall ilegal’
shqiptar, që synon tregun e shtetit fqinj.

Policia
e Barit ka vënë në pranga një 40-vjeçar italian, i cili kthehej nga Shqipëria
me dy valixhe të mbushura me breshka.

Gjatë
kontrollit në makinën e tij tip “Fiat Multipla”, policia gjeti 63 breshka të
llojit “s.p.p. Testudo”, në dy valixhe në bagazhin e mjetit. Sipas mediave
italiane, 40-vjeçari i kishte blerë breshkat në Shqipëri me çmimin qesharak
prej 15 eurosh dhe do ti shiste në Itali për 6500 euro.

Breshkat e tokës, “s.p.p. Testudo”, janë
specie në rrezik zhdukjeje, të cilat mbrohen me një ligj nga Konventa e
Uashingtonit të vitit 1973.