“Trafikantit” i kthehet prona, iu sekuestrua por Apeli rrëzoi vendimin

623
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda i ktheu pasuritë e sekuestruara biznesmenit Dashamir Gjoka, i cili sipas shkallës së parë, i kishte përfituar këto asete nga veprimtaria kriminale për të cilën më herët është dënuar nga një gjykatë italiane.
Një burim i tha Top Channel se ndonëse Gjykata e shkallës së parë e aprovoi kërkesën e Prokurorisë të mbështetur tek ligji antimafia, apeli e ka gjetur të pabazuar këtë vendim.
Dashamir Gjoka rezulton të jetë dënuar dhjetë vjet më parë për veprat e shfrytëzimit të prostitucionit dhe trafik njerëzish gjatë 1999 deri më 2001.
Por të dyja këto vepra i detyrojnë autoritete të kërkojnë bllokim të pasurive të tij pasi ka dyshime se ato janë krijuar nga ushtrimi i veprimtarisë kriminale. Me një vendim të mëparshëm Gjykata e shkalles së parë i konsideroi të pajustifikuara të ardhurat e Gjokës, por Apeli kundërshton duke ju referuar investimeve të këtij shtetasi edhe nga tre kontrata huaje me biznesmenë të tjerë.
Por këto deklarata borxhi, Gjykata e shkallës së parë për Krime të Rënda i kishte konsideruar kontradiktore pasi ishin të përpiluara pa një akt noterial, që do të thotë se ato mund të shkruheshin në çdo kohë me qëllim për të justifikuar shpenzimet e kryera.
Gjatë gjykimit për asetet ku pritej që të kalonin në favor të shtetit, mes të tjerash truaj ndërtimi, tokë are si dhe komplekse, lokale dhe supermarket, Gjykata e Apelit bëri një rivlerësim të pasurive të Gjokës me ekspertë të rinj.
Të pyetur nga Top Channel, zyrtarë të Prokurorisë deklaruan se sapo vendimi i Gjykatës së Apelit të zbardhet do t’i drejtohen me rekurs Gjykatës së Lartë.
Sigal