Trafikantët marrin në dorë Sigurinë Kombëtare

581
Komanda e Forcës Detare për këtë proces, sikurse ka marrë informacione, udhëzime dhe rekomandime speciale nga krerët më të lartë shtetërore për të zgjidhur këtë aferë skandaloze. Gjeneral Bazo dhe Kolonel Dimo, jo vetëm që kanë dijeni dhe marrë informacione të plota dhe të detajuara prej vitit 2013 për kohën, mënyrën, proceset e instalimit të pajisjeve, mungesën totale të dokumentacionit dhe të autorizimeve të kërkuara, por pikërisht Drejtoria e Ndërlidhjes është ajo që ka iniciuar ngritjen e mekanizmave dhe proceseve, ka miratuar dhe zhvilluar procedura administrative dhe prokurimi tepër korruptive, duke lejuar për subjektin privat ndërtimin, instalimin dhe shfrytëzimin e dyanshëm (civil dhe për FA) të sistemeve të radio-komunikimit për shërbime me qarqe dixhitale brenda territoreve ushtarake të FA. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Bazo, i “tronditur” për daljen e këtyre dokumenteve të AKEP në mediat elektronike, organizoi një mbledhje urgjente më 06.03.2015 me të gjithë Drejtorët e Shtabit të Përgjithshëm për analizimin e situatës dhe të procesit. Kolonel Dimo përgatiti përsëri mashtrimin e radhës përpara Shtabit duke fshehur dhe manipuluar situatën reale, sepse është i “kapur“ nga e gjithë elita korruptive. Njëkohësisht Gjeneral Bazo hezitoi t‘u thoshte vartësve të tij se ka qenë pikërisht iniciativa e tij dhe e Kolonel Dimo, për kalimin e dy pikave ushtarake (PRT Zvërnec, Vlorë dhe PRT Hidrovorit, Lushnjë) nga Qendra e Vëzhgimit Detar, Durrës tek Agjencia e Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit (ASNI). Kjo zhvendosje e dy pikave ushtarake është kundërshtuar nga disa Gjeneralë, Drejtorë, Komandantë dhe specialistë të tjerë në SHP për arsye të mos argumentimit të logjikshëm administrues dhe teknik të kësaj ri-zhvendosje të “pakuptimtë”. Megjithë kundërshtimet procesi u realizua dhe për këtë zhvendosje nuk është hartuar asnjë urdhër apo autorizim për dorëzim kapitali të aseteve të sistemit të radarëve tek ASNI nga Ministria Kodheli, pavarësisht informacioneve, dokumenteve, raporteve që ajo ka pasur mbi aktivitete apo procedura të dyshimta korruptive Kjo zhvendosje pjesore e sistemit radio/ritransmetimit të këtyre dy pikave PRT nga KFD tek ASNI është realizuar vetëm dhe vetëm për të mbuluar dy nga “aferat“ më korruptive të Drejtorisë të Ndërlidhjes në këtë histori tranzicioni të FA-së (dhe për të hapur një të tretë), si edhe për të garantuar vazhdimësinë e këtyre procedurave tek ASNI, pasi kishin konstatuar dhe marrë informacion mbi zbulimin e skemës së korrupsionit në fushën e “shërbimeve me qarqe dixhitale” për FA. 
Sigal

Largimi i personave problematikë

Për të menaxhuar në vijimësi këto afera korruptive me 240 000 000 lekë, Gjeneral Bazo dhe Kolonel Dimo janë “kujdesur’’shumë në mbajtjen jashtë rrjetit dhe largimin e personave problematikë nga kjo “linjë përfitimi milionëshe’’, si edhe në emërimin e personave të “duhur’’, të “kapur’’ ndaj gradës dhe ndaj shpërblimeve financiare nga firma kundrejt kryerjes të punëve për firmën, jo profesionist, pleq në prag pensioni dhe të bindur’’ në të gjithë linjën e këtij sektori abuzues të ndërlidhjes. Niveli i mashtrimit të Kolonel Dimos arrin kulmin me letrën Nr. 1684/1, datë 17.03.2015, mbi “Kthim përgjigje“ për AKEP-in, madje në emër të Shefit të SHP Gjeneral Bazo, i cili jo vetëm fshehu të vërtetën e situatës reale veçanërisht në PRT Durrës, duke mashtruar përsëri AKEP-in, por mori guximin të ushtronte presione tek personeli i AKEP-it për“nxjerrje“ informacioni. Ky mashtrim i radhës i Shefit të SHPFA-së e detyroi AKEP-in (Drejtorinë e Inspektimit dhe Monitorimit të Spektrit të Frekuencave), të ngrinte një grup special pune për të ri-zhvilluar një kontroll në të gjitha pikat ushtarake të sistemit të radio-komunikimit të FA-së, ku subjekti privat operonte dhe përgatitjen e një raporti të hollësishëm mbi aktivitetin e subjektit privat ndër vite. Grupi i punës pranë AKEP hartoi një raport special me të gjitha konstatimet, shkeljet e ligjit të frekuencave dhe atë të “Autorizimit Individual“, të evidentuara tek të gjitha pikat ushtarake, ku gjendeshin të vendosura-instaluara sistemet elektronike të r/transmetimit dixhital me E1 të subjektit privat pra përsëri konfirmoj ri-konstatimin e pajisjeve elektronike private, të instaluara brenda territoreve ushtarake, por edhe për përdorimin e frekuencave të “pa lejuara” nga subjekti privat për vitet 2014-2015 për interesa përdorimi nga FA. 

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura kanë patur dijeni të plotë mbi këto procese

Referuar informacioneve tepër të sigurta mbi këto shkelje flagrante korruptive të MM/SHPFA, si para, pas kthimit të përgjigjes “mashtruese’’ të SHSHP të FA-së dhe në vijimësi deri në ditët e sotme kanë patur dijeni të plotë deri në detaje mbi këto procese edhe struktura të tjera me fushë specifike përgjegjëse në Ministrinë e Mbrojtjes si Agjencia e Inteligjencës Ushtarake dhe Policia Ushtarake. Elitat drejtuese të këtyre strukturave ushtarake, duke ditur plotësisht lidhjet dhe suportin e ri mbështetës ndaj subjektit privat, nisur edhe nga interesat personale, në vend që të siguronin sipas procedurave standarde ushtarake, urdhrave, udhëzimeve, bllokimin, izolimin dhe sekuestrimin e këtyre pajisjeve elektronike të subjektit privat, nxorën tek subjekti privat këto informacione “konfidenciale’’ duke lajmëruar direkt firmën private të mund të largonte pjesërisht provizorisht pajisjet elektronike vetëm nga disa territore ushtarake si PRT Shëngjin, kodër Durrës dhe PRT Ksamil (vetëm për pikat ushtarake që ishin përmendur në Kërkesën e AKEP-it si edhe për PRT që nuk ishin të sigurtë për ruajtjen e informacionit). Kulmin e këtij procesi të mbrojtjes me çdo çmim të subjektit privat dhe të veprimeve të tyre antiligjore, “shpërdorimit të detyrës, postit, informacionit etj’’ arrin kur personalisht Kolonel Dimo urdhëron Oficerët e Drejtimit në QNOD dhe të PRT Ksamil, Sarandë dhe Durrës për të mos nxjerrje/dhënie asnjë informacioni jashtë mbi lëvizjet e pajisjeve të firmës nëpër repartet e QVD si dhe për largimin e komplet “librave të shërbimeve teknike’’ nga pikat e Ksamilit, Sarandës dhe Durrësit për të mos lënë asnjë gjurmë mbi kohën e lëvizjes “provizore“ të pajisjeve të firmës. Personeli ushtarak i këtyre pikave gjendet i kërcënuar me format dhe metodat nga më të ndryshmet për të mos nxjerrë asnjë lloj informacioni mbi instalimin apo përdorimin e pajisjeve, veprimet që kryen nga subjekti privat si dhe mos u dhënë asnjë dokument administrativ mbi lejimin e këtyre pajisjeve nëpër pikat ushtarake. E vërteta e madhe, skandaloze, është se të gjitha pajisjet elektronike të sistemit r/rele pranë të 12 (dymbëdhjetë) n/reparteve ushtarake PSV/PRT të KFD, të instaluara nga subjekti privat gjatë kontratës spektakolare korruptive të “mirëmbajtjes së sistemit të radarëve“ për vitin 2011 (gusht-dhjetor 2011) në justifikimin e sigurimit të sistemit “backup’’ të E1, pajisje të cilat gjenden ende sot të instaluara në komplet sistemin e SIVHD pa asnjë “Autorizim Individual’’, Licencë nga AKEP për “Data Transmission’’ apo leje nga SHPFA, jo vetëm që janë blerë me lekët e asaj kontrate pra fondin financiar të MM, duke devijuar objektin e kontratës (dhe aspak me lekët dhe shpenzimet e firmës, përkundrejt falsifikimeve të dokumenteve të tenderit dhe të kontratës) pra ato pajisje janë dhe duhet të jenë “pronë“ e sistemeve të IT të FA, por në të kundërt të çdo argumentimi – fakti dhe në të njëjtën kohë MM (KFD) paguan sot pa asnjë shërbim “lekë fiktive’’ shtesë përsëri këtë subjekt privat, në kuadër të kontratës së re të “mirëmbajtjes së sistemit të radarëve 2015-2017’’ për gjoja sigurimin me këto pajisje të sistemit “backup’’ rezervë r/rele dixhitale E1 nga subjekti privat. Kjo është një aferë shtesë korruptive, e cila ka filluar planifikimin e saj (faktikisht të paralajmëruar direkt edhe tek Ministria Kodheli) para momentit të zhvendosjes të dy pikave PRT të KFD (të përmendura më lart) tek ASNI, kur njëkohësisht KFD dhe sistemi i radarëve kanë sistemin e vetë të r/transmetimit E1, të ndërtuar nga firma amerikane me një kosto 1.4 milionë USD. 

Përse Policia Ushtarake, nuk i ka sekuestruar këto pajisje?

Përse nuk i ka sekuestruar këto pajisje elektronike Policia Ushtarake, referuar informacioneve të marra? Përse nuk thirret për ballafaqim, verifikim apo konsultim nga Drejtoria e Inspektimit dhe Antikorupsionit në MM, Policia ushtarake etj, personeli ushtarak teknik që ka konstatuar këto shkelje dhe që kanë dijeni për këto procese dhe procedura korruptive? Rasti i fundit në muajin dhjetor 2015 i “ri-korrigjimit-ndryshimeve’’ nga KFD-ja të pjesëve të “nxehta’’ të kontratës për mirëmbajtjen e sistemit të radarëve si dhe thirrja vetëm e personave të veçantë, që nuk kanë dijeni fare për këto procedura, për verifikim gjoja të disa dokumenteve nga Drejtoria e Inspektimit-Antikorupsionit dhe Auditi i MM, duke garantuar besnikërinë e “mbylljes’’ së këtyre procedurave korruptive këto Drejtori, vërtetojnë nënshtrimin total, të pandalshëm, të të gjitha organizmave dhe strukturave të MM/SHPFA përpara elitës korruptive e udhëhequr nga çiftet “Kodheli-Kraja” dhe “Bazo-Dimo’’. Këto veprime, procedura, makinacione, involvime, heshtje dhe mos reagim të strukturave të specializuara ushtarake nxjerrin në përfundimin se Drejtoria e Ndërlidhjes, e cila menaxhon këtë lloj korrupsioni miliona lekësh paraqet platformën e një organizme “mafioze’’ brenda strukturave të MM7SHPFA. Ministrja Kodheli, Shefi i Shtabit Bazo dhe Kolonel Dimo kanë prezantuar vetë me fakte, argumente, prova, bile edhe “mbrojtje“ të subjektit privat deri në Kuvend dhe së fundi edhe në Prokurori për lidhjet “mega“ korruptive që kanë me subjektin privat në fjalë.