Trafikant droge në Itali, biznesmen i ndershëm në Shqipëri

622
Një shqiptar është vënë në pranga ditën e djeshme nga policia italiane, pasi ishte në kërkim për shpërndarje kokaine.
Bëhet fjalë për 30-vjeçarin me iniciale H.E, i cili është arrestuar në aeroportin e Xhenovas.
Mediat italiane kanë raportuar se shqiptari në fakt ishte furnitor i dy shqiptarëve të tjerë, përkatësisht 28-vjeçarit me inicialet E.D. dhe një 25-vjeçari.
Me paratë që fitonte nga aktiviteti i drogës, 30-vjeçari kishte ngritur një biznes në Shqipëri. Ai blinte makina në Itali, ku më pas i sillte në Shqipëri, ku edhe ia shiste.
Sigal