Trafik i rënduar në Gjirokastër, nga kthimi i emigrantëve dhe fluksi i pushuesve

57
Rikthimi i emigrantëve dhe fluksi i lartë i lëvizjes së pushuesve kanë sjellë trafik të rënduar dhe vështirësi në qarkullim në qarkun e Gjirokastrës. Pamjet tregojnë sa e vështirë është të udhëtosh me makinë në rrugët e qytetit të gurtë. Pavarësisht shtimit të prezencës së efektivëve të Qarkullimit Rrugor, në të gjitha segmentet, nuk kanë munguar aksidentet automobilistike.

Gazmend Shehu, Shef i Sektorit të Qarkullimit, Qarku Gjirokastër: Nga ana e policisë rrugore janë marrë masa për shërbimin 24 orësh në të dyja drejtimet e lëvizjes së mjeteve në aksin Kakavijë-Tepelenë dhe Gjirokastër-Kakavijë sikundër dhe janë rritur masat e sigurisë rrugore për menaxhimin e trafikut brenda qytetit të Gjirokastrës dhe Tepelenës. Sipas statistikave për peridhën korrik- gusht, numri i gjobave për mosrespektim të kodit rrugor është trefishuar krahasuar me periudhën maj-qershor.