Tradita – Mijëra qytetarë mbushin sheshin e Korçës, ndizen dritat për festat e fundvitit

546
Sigal

 I kthyer në traditë prej shume vitesh, edhe këtë vit në qytetin e Korçës u shënua festivali i Dritave, që sjell në qytetin e Serenatave atmosferën e festave përmes një feste të veçantë.

Përmes një numërimi mbrapsh në qendër të qytetit por jo vetëm u ndezën njëherësh qindra mijëra drita, duke krijuar kështu dhe një atmosferë të veçantë, e cila kishte mbledhur në shesh jo vetëm qytetarët korçar por dhe turist vendas e të huaj.

Risi e atmosferës krijuar për festat e fundvitit në Korçë ishte dhe pista e patinazhit ndërtuar në fundin e pedonales dhe që do të shoqërojë atmosferën e festave gjatë gjithë periudhës, kur pritet që Korça të vizitohet nga shumë turist vendas dhe të huaj.