Tradhtinë e LSI-së e shkelmojnë G99-shat e Erion Velisë

563
Sigal

SARANDË/Debatet mes koalicionit të djathtë dhe të majtë kanë qenë tepër agresive në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të qytetit të Sarandës ka nisur me replika të forta. Shkak ka qenë rendi i ditës i pasqyruar në flet-ftesën e programuar për çdo këshilltar, sidomos pika dy dhe tre, të cilat thonë se: Pika dy ishte “Shqyrtimi i projekt vendimit” për miratimin e buxhetit faktik të Bashkisë Sarandë për vitin 2012 dhe pika tre “Shqyrtimi i projekt vendimit” për miratimin e buxhetit të bashkisë për vitin 2013. Debatet mes koalicionit të djathtë dhe atij të majtë kanë qenë tepër agresive, pasi përfaqësuesit e djathtë kanë kërkuar zbatimin e rendit të ditës, që më parë të bëhet transparenca dhe miratimi i pikës dy, por kjo është kundërshtuar nga Kryebashkiaku Stefan Çipa se viti 2012 ka qenë i suksesshëm, madje heroik në investime dhe kjo nuk ka nevojë për transparencë se bashkia ka arritur fitore historike gjatë vitit 2012 dhe këtë e argumentojmë me shifra konkrete si investimet publike me rritje 22% dhe rritje pagash në vlerën 31%. Por kjo është kundërshtuar me forcë nga demokratët nëpërmjet replikës së këshilltarit Ylli Piro, i cili i ka quajtur mashtrime dhe ka kërkuar me forcë zbatimin e rendit të ditës. Por deklarata e Kryebashkiakut se unë nuk udhëhiqem nga urdhrat, por nga ligjet, ka sjellur braktisjen e sallës nga këshilltarët demokratë dhe aleatët. Por këtu ka ndodhur çudia: largimin e grupimit nuk e ka ndjekur LSI (dy këshilltarët tradicional, se tre këshilltarët që kaluan nga PS tek LSI para disa ditësh e kanë braktisur sallën). Me këtë divorc të LSI-së me grupimin e maxhorancës, në sallë mbetën 13 këshilltarë, nga 24 dhe mbledhja vijoi me zbërthimin e projekt-buxhetit për vitin 2013 nga ana e Kryebashkiakut Çipa. Dhe atëherë kur të gjithë mendonin se kjo mbledhje do arrinte në miratim të buxhetit, ndodhi çudia tjetër: largohet këshilltari i G99-s, duke paralizuar vendimmarrjen dhe mbledhja për miratimin e projekt-buxhetit për vitin2013 u la në një afat tjetër të pritshëm.