Totozani zgjidhet anëtar i Bordit Botëror të Institutit Ndërkombëtar të Ombudsmanëve

524
Avokati i Popullit Igli Totozani u zgjodh anëtar i Bordit Botëror të Institutit Ndërkombëtar të Ombudsmanëve (IOI). Ky bord është organi drejtues i organizates IOI në nivel boteror. Përzgjedhja e anëtarëve të Bordit Botëror të IOI-së u bë gjatë një mbledhjeje të zhvilluar javën e kaluar në Romë. Zgjedhja e Totozani në këtë funksion u bë nga Bordi Rajonal Europian i IOI-së. Instituti Ndërkombëtar i Ombudsmanëve (IOI) është krijuar në vitin 1978, si një organizatë globale bashkëpunimi për mbi 170 institucione të pavarura Ombudsmanësh në më shumë se 90 vende në mbarë botën. IOI-ja është e organizuar në gjashtë rajone të mëdha (Afrika, Azia, Australazia & Paqësori, Evropa, Ishujt Karaibe& Amerika Latine dhe Amerika e Veriut). Funksioni kryesor i këtij instituti është mbështetja e institucioneve të Ombudsmanit në rolin e tyre kryesor të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave themelore të njeriut, mbrojtja e individëve nga abuzimi i pushtetit, vendimet e padrejta dhe keqdrejtimi nga ana e administratës publike, për t’i bërë veprimet e qeverisë, më transparente, dhe administratën, më të përgjegjshme ndaj publikut.
Sigal