Totozani: Të ngrihet Këshilli Koordinues kundër gjakmarrjes

540
Institucioni i Avokatit të Popullit, i është drejtuar kryeministrit të vendit Edi Rama duke i rekomanduar marrjen e masave të nevojshme për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Koordinues në luftën kundër gjakmarrjes, si dhe për përgatitjen dhe miratimin nga Këshilli i Ministrave të akteve nënligjore të parashikuara në nenet 4, 5 dhe 6 të këtij ligji. Sipas Avokatit të popullit gjakmarrja vazhdon të mbetët një fenomen shqetësues në vendin tonë. Në rekomandimin e drejtuar kryeministrit Rama thuhet se moszbatimi i ligjit, mos nxjerrja e miratimi i 3 akteve nënligjore në bazë e për zbatimin e tij dhe mosfunksionimi i Këshillit Koordinues për këtë çështje për vite me radhë tregon se fenomeni nuk është adresuar si duhet nga institucionet shtetërore, lidhur me parandalimin dhe zhdukjen e tij. Këto shqetësime janë pasqyruar edhe në rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë për parandalimin e fenomenit të gjakmarrjes në Shqipëri miratuar në datën 05.03.2015.
Avokati i Popullit rekomandon
Marrjen e masave të menjëhershme për zbatimin e ligjit nr. 9389, datë 04.05.2005 “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Koordinues në luftën kundër gjakmarrjes”.Marrjen e masave të nevojshme në zbatim të nenit 7 të ligjit nr. 9389, datë 04.05.2005 “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Koordinues në luftën kundër gjakmarrjes” për përgatitjen dhe miratimin nga Këshilli i Ministrave të akteve nënligjore të parashikuara në nenet 4, 5 dhe 6 të këtij ligji. Për masat që do të merrni në zbatim të këtij rekomandimi, lutemi të na ktheni përgjigje brenda afatit ligjor prej 30 ditësh të parashikuar nga neni 22 i ligjit “Për Avokatin e Popullit”.
Sigal