Totozani në Komisionin e Ligjeve: Institucionet nuk bashkëpunojnë për çështjet e qytetarëve

523
Igli Totozani, Avokati i Popullit, raportoi dje në Komisionin Parlamentar të Ligjeve për veprimtarinë e Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2014. Teksa parashtroi raportin e institucionit të drejtuar prej tij, z. Totozani fajësoi institucinet shtetërore për mosbashkëpunim sidomos në çështjet që prekin një numër të madh qytetarësh. Këtu ai listoi heqjen e familjeve nga skema e përkrajes sociale, por dhe prishjen e banesave nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit.
Igli Totozani: I gjithë problemi ngel kur trajtojnë me rekomandime fenomene që preken një numër i madh qytetarësh, siç është ndihma ekonomike. Shumë familje janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike dhe shpesh herë jo vetëm për shkak të paqartësisë së sistemit të pikëzimit për të cilin kemi berë edhe rekomandim, na është pranuar si rekomandim por nuk dimë të jetë bërë ky ndryshim.
Ndërkohë komisiosni i ligjeve ka shtyrë diskutimin mbi ligjin për amnistinë, që synon që gjithë ata shtetas të falen që kanë ndërtuar pa leje deri më 10 prill 2014 dhe që janë dënuar për këtë vepër penale apo janë në ndjekje penale për këtë gjë. Gjatë vitit 2014, pranë Avokatit të Popullit janë depozituar 3969 ankesa, kërkesa apo njoftime. Nga numri total i ankesave të depozituara gjatë vitit 2014, rreth 65% e tyre, apo 2572 ankesa janë konsideruar “brenda juridiksionit dhe kompetencës” të Avokatit të Popullit dhe 1397 ose 35% prej tyre janë konsideruar si “këshillime dhe orientime” për qytetarët. Kështu, rezulton se gjatë vitit 2014 janë pranuar nga organet e administratës publike dhe iu është dhënë zgjidhje në favor të qytetarit 646 çështjeve, që kanë qenë brenda juridiksionit dhe kompetencës së Avokatit të Popullit. Lidhur me pranimin dhe shqyrtimin e ankesave të depozituara pranë këtij institucioni edhe këtë vit, një nga masat e rëndësishme që është ndërmarrë, është ngritja dhe funksionimi çdo ditë i një komisioni “ad-hoc”, me përbërje nga ekspertë të tre Seksioneve dhe Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, të cilët veprojnë në rolin e një “zyre këshillimi”, në varësi të objektit të ankesave bëjnë klasifikimin e tyre. Nga ky riorganizim i praktikës së pranimit dhe trajtimit të ankesave, rezulton se për vitin 2014, prej 2572 ankesash të pranuara për shqyrtim, vetëm 240 ankesa janë jashtë juridiksionit dhe kompetencës së institucionit. Në krahasim me vitet e kaluara, numri i ankesave brenda juridiksionit dhe kompetencës është rritur kjo falë këtij sistemi dhe punës promovuese dhe informuese që Avokati i Popullit ka realizuar gjatë këtij viti. Avokati i Popullit duke shfrytëzuar kompetencën diskrecionale të shqyrtimit të rasteve me iniciativë, mbështetur në nenin 13, të ligjit nr.8454, datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar, ka vazhduar të shqyrtojë raste të tilla me iniciativë gjatë këtij viti, nisur nga problematika që qytetarët i kanë bërë publike në median e shkruar dhe atë vizive. Rezulton se gjatë vitit 2014 numri i çështjeve me iniciativë, ka arritur në 192 raste, pra një numër më i madh se sa një vit më parë.
Sigal