Totozani i dorëzon stafetën e Avokatit të Popullit Erinda Ballancës

738
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca nisi zyrtarisht detyrën pranë institucionit të Avokatit të Popullit.

Paraardhësi i saj,Igli Totozani, në një ceremoni mirëseardhjeje i bëri prezantimin me stafin e institucionit dhe i kaloi detyrën zonjës Ballanca.

Në fjalën përshendetëse mbajtur para stafit Avokatja e Popullit u shpreh: “Ndihem e privilegjuar që do drejtoj këtë institucion dhe angazhohem të mbroj me përkushtim Liritë dhe të Drejtat e Njeriut në Shqipëri. Dy paraardhësit e mi z. Dobjani dhe z. Totozani kanë kontribuar për themelimin dhe ngritjen e institucionit të Avokatit të Popullit, ndaj edhe unë do të vazhdoj përpjekjet që ky institucion, të jetë i fortë dhe i pavarur”.
Sigal