Todi Goga & Vladimir Mici/ Albpetrol i ndruhet masivizimit të padive në gjykata

630
Sigal

Punonjësit kanë të drejtën e pamohueshme të përfitojnë shpërblimin e vjetërsisë

Punonjësit kanë të drejtën e pamohueshme të përfitojnë shpërblimin e vjetërsisë edhe për periudhën para vitit 1999. Në rast kundërshtimi nga punëdhënësi, nisja e procedurave gjyqësore është rruga e sigurt e realizimit të saj.

Albpetrol i ndruhet  masivizimit të padive në gjykata

Zgjedhjet e 23 Qershorit detyruan qeverinë e kaluar të shtynte zbatimin e VKM Nr. 106, datë 01.02.2012. Por pasi  u vonua  për afro dy vjet,  drejtuesit aktualë të Albpetrol-it kuptohet, edhe me miratimin e Ministrisë së Energjetikës  dhe e  Industrisë nga njëra anë dhe MZHET nga ana tjetër vijuan zbatimin e saj mbi të njëjtën platformë me idenë,  se  Albpetroli ishte në vështirësi ekonomike. Urdhri  i ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Albpetrol-it, Nr. 14, datë 13.07.2011, i nxjerrë për pagesën e punonjësve pa vend pune, me statusin e punonjësit të “gatishmërisë” deri sa të dilte akti i nevojshëm përkatës për trajtimin e tyre, mbeti në fuqi edhe mbas daljes së atij akti – VKM Nr. 106, datë 01.02.2012, madje para zgjedhjeve të 23 Qershorit dhe deri në momentin e zbatimit të VKM Nr. 106, punonjësit e gatishmërisë, duke qëndruar në shtëpi, përfituan paga të plota, njëlloj si punonjësit e tjerë që punonin në vendet e tyre të punës. Zbatimi i VKM Nr. 106, datë 01.02.2012, përveçse i vonuar, u bë edhe i gjymtuar.  Një numri të konsiderueshëm punonjësish, i u mohua shpërblimi i vjetërsisë për kohën më të madhe të punës kryer, me pretekste të servirura si të vërteta të pamohueshme, që  nafta dhe Albpetroli është lindur në Shqipëri pas vitit 1999. Këto habitën jo vetëm naftëtarët, por edhe gjithë kush i dëgjoi (nuk janë habitur vetëm shurdhët e mëdhenj duke kuptuar jo shurdhët e vërtetë por ata që nuk duan të dëgjojnë). Sipas tyre, Albpetrol-i ka parë dritën e diellit dhe të aktivitetit tij në vitin 1999, e për pasojë prej, atëherë duhet të trajtohen punonjësit për vjetërsinë e punës.

 

Procedurat e pushimit kolektiv

Procedurat e pushimit kolektiv nga puna, Administratori i Albpetrol-it , z.Endri Puka  i zëvendësoi me shpikjen më të padëgjuar ndonjëherë. Ai vuri në dijeni gjithë qendrat e Albpetrol-it se të drejtën e punësimit dhe të shpunësimit e kishte vetëm ai, duke eliminuar konsultimet me përfaqësuesit e punonjësve, sikundër detyron neni 148 i Kodit të Punës. Në vend të pushimit të punonjësve që kishin humbur vendet e punës, përcaktuar nga VKM, ai u dërgon ftesë të gjithëve pa përjashtim të firmosin vullnetarisht largimin nga puna me përfitime sipas Kodit të Punës, që nga fillimi i marrëdhënieve të punës. Më pas në një stad të dytë, detyroi punonjësit të “hiqnin” dorë nga përfitimi i shpërblimit të vjetërsisë për kohën e punuar para vitit 1999, duke firmosur një deklaratë të servirur prej tij (Kjo duke  përdorur  dhe heshtjen e pakuptueshme të Këshillit Mbikëqyrës të Albpetrol-it për ta kundërshtuar atë). Siç duket edhe këta janë në një mëndje dhe përderisa janë edhe këta janë edhe ministrat  A. Ahmetaj dhe D. Gjiknuri. Këto veprime, të ndërmarra nga Administratori i Albpetrol-it, nuk kanë asnjë bazë ligjore dhe janë kryekëput në shkelje të plotë të të drejtave të punonjësve dhe të ligjeve që rregullojnë trajtimin në rastet e pushimeve kolektive. Këmbëngulja për firmosjen me çdo kusht nga secili punonjës për deklaratat e mësipërme, sidomos të asaj të fundit, vërteton qartë se edhe ai vetë është i ndërgjegjshëm për shkeljen e ligjit,  ndaj kërkon t’u shmanget përgjegjësive, duke i paraqitur këto veprime abuzive si zbatim të kërkesave vullnetare të punonjësve. Hipokrizi dhe dashakeqësi më të madhe se kaq nuk mund kurrsesi të pillen nga mendje normale të njerëzve, që janë caktuar të udhëheqin. Qofshin ata që janë për veten e tyre dhe mos qofshin kurrë për ne ashtu siç janë ata, pasi ne nuk kemi votuar për të atillë njerëz.

Reagimet e punonjësve

Reagimeve të punonjësve, Albpetrol-i i u ktheu shpinën; Institucioni i Kryeministrit dha shenja se po interesohej për këtë problem duke i dërguar dy herë Ministrit Gjiknuri porosinë për zgjidhjen e çështjes (faksimile nr.5128/7 datë 28/01/2014), por vetëm kaq. Ministri Gjiknuri, gjithashtu, i dërgoi dy herë Administratorit të Albpetrol-it të zgjidhte problemin e t’u përgjigjej punonjësve (faksimile  shkresa nr 14/2 date 24/12/2013), por edhe ky u mjaftua me kaq.

Nuk e dimë nëse e  ka kërkuar apo jo znj. Ana Rafti fatin e përgjigjes  nga ministrat përkatës  dhe a ja ka  servirur  z. Rama atë përgjigje, e cila është detyra e saj ndaj publikut. A e ka marrë ky publik përgjigjen  apo ka tallur ndonjë send tjetër znj.Rafti. Ky pingpong shkresash dhe lënia në derë njëri tjetrit  komprometon më rëndë këto organe dhe fajëson direkt Kryeministrin shqiptar. Puna e këtyre institucioneve në tërësi mund të përmblidhet me togfjalëshin “korr e mos lidh” dhe është tregues i qartë se, ku e gjen mbështetjen veprimtaria keqbërëse e Administratorit të Albpetrol-it. Ditët e fundit shoqëria Albpetrol sh.a  ka njoftuar punonjësit e trajtuar me VKM nr 106 date 01/02/2012 “Për trajtimin e punonjësve , që dalin të papunë të Shoqërisë Albpetrol sh.a”. Për fillimin e pagesës së shpërblimit të vjetërsisë në punë. Për këtë arsye ajo u bënë thirrje punonjësve që gjejnë emrin e tyre në lista , të paraqiten pranë qendrave, ku kanë punuar për të dhënë opsionet e tyre për opsionet e pagesës, ndërkohë që, qendrave nuk u është dërguar asnjë udhëzim zyrtar përkatës. Qendrat deri tani s’janë në gjendje të thonë se sa do të jetë masa e shpërblimit të vjetërsisë: I gjymtuar e sakatosur apo i plotë dhe sipas Kodit të Punës dhe Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Ky Albpetrol, që s’ka para, paska aq para sa të financoka shtypin për tre ditë resht dhe për më tepër me çmime të kripura.

 

A ka bërë ankand ky zotëria  për to, dhe cili është studimi i tregut?

Nga ky komunikim mësohet se do të trajtohen me shpërblimin e vjetërsisë vetëm 649 punonjës, ndërkohë që, më parë është deklaruar se janë pushuar 1008 punonjës (874 punonjës deri në fund të vitit 2013 dhe 134 të tjerë deri në fund të tremujorit parë 2014).  Po pjesa tjetër përse nuk do të përfitojë? Nuk janë pushuar akoma nga puna, apo sepse nuk kanë firmosur deklaratat e shpikura nga Administratori? Apo qëndrojnë të dyja së bashku? Kjo e fundit është më e besueshme. Vetëm për QAR Patos Shkresa-listë Nr. 4009 Prot. datë 11.11.2013, firmosur nga z.Endri Puka, komunikon ndërprerjen e marrëdhënieve të punës për 278 punonjës, duke filluar nga data 01.11.2013, ndërsa njoftimi i shtypit për këtë qendër shpërblen vetëm  217 prej tyre, ose 61 punonjës me pak.  Gjashtë prej këtyre punonjësve kanë guxuar t’i drejtohen edhe Kryeministrit për padrejtësitë e Administratorit “Lalkros”, të cilët gjithashtu, kanë fituar dhe gjyqin për vjetërsinë e para 1999.  Lënia e tyre jashtë trajtimit është shprehje e hakmarrjes primitive të Administratorit të Albpetrol-it dhe përpjekje e pashpresë për të frenuar ndjekjen e shembullit  tyre edhe nga gjithë punonjësit e tjerë. Pavarësisht kësaj, të gjithë punonjësit janë ndërgjegjësuar tashmë se gjyqi është rruga e vetme e përfitimit të shpërblimit të vjetërsisë, nëse “Lalkrosi” nuk tërhiqet nga idetë e tij paranojake. Po pjesa tjetër e deklaruar e pushuar dhe nuk figuron e tillë, si ka mundur të jetë akoma në punë? Çfarë kriteresh janë ndjekur për rimbetjen e tyre në punë pas deklarimit si të pavend pune? Po punonjësit, përfshi këtu edhe kuadro drejtues në nivel deri drejtorë, vendi i punës i të cilëve nuk është mbyllur, mbi ç’bazë kanë përfituar një vit pagë dhe shpërblimin e vjetërsisë? Nga ç’burime do të sigurohen pagat e majme të drejtuesve të rinj që janë punësuar në vend të atyre që dolën “vullnetarisht” nga puna, duke marrë me vete dhe pagën e vendit punës për një vit rresht? A nuk është kjo një shkelje e rëndë e VKM Nr. 106, datë 01.02.2013, i cili përcakton në mënyrë të shprehur dhe të qartë se përfitimet janë vetëm për punonjësit që dalin të papune si pasojë e ristrukturimit nga humbja e vendeve të punës për shkak të dorëzimit të objekteve të punës (pus, grup, vendburim) tek koncensionaret. Por tek cilët koncesionar?. Kush fshihet pas tyre? (Do të merremi  edhe me ‘to, por në një tjetër shkrim, sepse është pushkatimi i këtij populli). A mos vallë gjymtimi i shpërblimit të vjetërsisë është bërë me paramendim e kalkulim për të përballuar rrogat e dubluara për vendet e zëvendësuar apo për të financuar  koncesionet e dyshimta?!!

Pyetje për përgjigje

Te gjitha këtyre pyetjeve duhet t’u japë përgjigje Administratori i Albpetrol-it, Këshilli Mbikëqyrës i shoqërisë dhe Ministritë respektive ajo pronare dhe ajo e linjës, duke përfshirë dhe autoritetin e institucionit të Kryeministrit dhe të Kryeministrit personalisht. Këto pyetje u janë drejtuar të lartpërmendurve duke filluar nga data 14 tetor 2013 e në vazhdim, por deri më tani nga ana e institucioneve është heshtur  paturpësisht. Mos është qeveri memece kjo? Përse fshihen?

Detyra e çdo shtetasi është të luftoj ndershmërisht, si qytetarë të denjë dhe pa tjetër do të fitoj të drejtën, që ligjet e këtij vendi u sigurojnë, në qoftë se ata, që kemi në krye për të na qeverisur, janë qytetarë gjithashtu.  Asnjëherë nuk do të rreshtet së thëni të vërtetën, për sa Merret vesh dhe mësohet e të shprehet  mendimi i gjithkujt rreth tyre. Mos reagimi, pozitiv, apo negativ nga personat apo institucionet përgjegjës rrit besimin në drejtësinë për ato, dhe do të motivojë për më tej të ndërmerren të gjitha hapat ligjorë deri në realizimin e tyre.  Kjo për të mos lënë këta zengjinë të vijojnë me ëndrra të çartura.

Kriminalizimi ka filluar.