Tmerr në Tiranë, gruaja i vë flakën vetes

122
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë.
Policia bën me dije se 66-vjeçarja me iniciale S.P, ka lyer trupin me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën vetës në tualetin e banesës në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.
Në ndihmë të saj kanë shkuar menjëherë familjarët, të cilët kanë bërë të mundur që të shuajnë flakë dhe më pas ta transportojnë për në spital.
Ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa deri tani nuk dihen shkaqet që çuan të moshuarën në këtë veprim ekstrem.
Policia ka nisur hetimet si dhe ka referuar materialet e deritanishme proceduriale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.